damnlyrics.com

Diell

Unë jam një det ku ti lundron

Një anije kujtimesh mbushur plot

Me copëza jete, ngjyra vjeshte të vonë

Ti je ai, tek unë ti jetonMendime, ethe dhe zjarr si diell

Si llavë e nxehtë në trup më përshkron

Më flet me gjuhën e zemrës

Dhe atë çast kur në sytë e mi mungon

Unë të kërkoj dhe lart fluturoj

Një aromë pa fund dhe ëndërr pa mbarim

Ti je për mua, je një dritë

Dhe botën e çoj unë të kërkoj

Një jetë me ty të jetoj

Përballë me ty lart fluturoj

Në krahët e tu marr forcë e s'të lëshoj

Ti qiell i pastër që dimrin tek unë e frikëson

Ty të kam diell dhe kurrë mos më lësho

Mendime, ethe dhe zjarr si diell

Si llavë e nxehtë në trup më përshkron

Më flet me gjuhën e zemrës

Dhe atë çast kur në sytë e mi mungon

Unë të kërkoj dhe lart fluturoj

Një aromë pa fund dhe ëndërr pa mbarim

Ti je për mua, je një dritë

Dhe botën e çoj unë të kërkoj

Një jetë me ty të jetoj

Këndon dhe hëna kur ti të jesh i marrë

Dy zemra bashkë stuhinë kthejnë në varkë

Se unë jetoj në trupin tënd tani

Ne jemi një port, gjithçka unë dhe ti

Ne jemi një

Gjithçka tek ty unë kërkoj dhe lart fluturoj

Një aromë pa fund dhe ëndërr pa mbarim

Ti je për mua, je një dritë

Dhe botën e shoh unë të kërkoj

Një jetë me ty do jetoj

Gjithçka tek ty unë kërkoj dhe botën e shoh

Me ty jetoj, me ty jetoj

Song Discussions is protected by U.S. Patent 9401941. Other patents pending.

Enjoy the lyrics !!!